Flash

Montazh bardhezi dhe zë i mbivendosur, Rama i fut një "kunjë" Berishës (VIDEO)

Lapsi.al 11 March 2025
Montazh bardhezi dhe zë i mbivendosur, Rama i fut një

Edi Rama ka nisur një fushatë "kunjash" dhe ironizimi me liderin e opozitës, Sali Berishën.

Në Facebook ai shpërndau një video të një bufi që futet në folenë e tij në pemë, ndërsa i mbivendoset zëri i Berishës në Kuvend disa vite më parë: “...Ahahaha... Jam Sali Berisha unë, o budallenj! O budallenj! Nuk dorëhiqet Sali Berisha, o budallenj!” 

Duket se pamundësia e Ramës për të vazhduar ta quajë Sali Berishën "non grata", falë ndryshimeve përtej oqeanit, e ka shtyrë Ramën gjithnjë e më tepër tek "bufi i kënetës", shpikja e re propagandistike për këtë fushatë zgjedhjesh.

Rikujtojmë se Rama e përcakton gabimisht Berishën si "buf kënete" me pamjet që shpërndan nëpër rrjetet sociale (Kliko këtu). Megjithatë Ramës nuk i intereson e vërteta për sa kohë propaganda e kryen qëllimin e saj. Siç thotë edhe filozofi Fridrih Niçe: "Nuk ka fakte, vetëm interpretime." ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI