Flash

Gjykata e Lartë rrëzon Salianjin, i djeg mundësinë për deputet

Lapsi.al 11 March 2025
Gjykata e Lartë rrëzon Salianjin, i djeg mundësinë për

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji, kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ky vendim i dogji shansin e fundit Salianjit për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Nëse sot Gjykata e Lartë do të rrëzonte vendimin e Gjykatës së Apelit, atëherë Ervin Salianji do të kishte të drejtën të kandidonte për deputetë, nëse PD do ta vendoste në listat e kandidatëve. Me rrëzimin e kërkesës së tij sot, Salianji do të vijojë të qëndrojë në burg deri në shlyerjen e dënimit.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, njoftoi Gjykata e Lartë.

Edhe më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Ish-deputeti i PD-së po vuan dënimin me burg për kallëzim të rremë.

Kujtojmë që Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte  se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI