Flash

Detajet nga brenda gjyqit/ Avokatët e Erion Veliajt përfundojnë mbrojtjen

Lapsi.al 11 March 2025
Detajet nga brenda gjyqit/ Avokatët e Erion Veliajt përfundojnë

Vijon prej rreth 4 orësh seanca në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe për katër biznesmenët e tjerë ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masë sigurie.

Deri më tani, kanë përfunduar mbrojtjen avokatët e kryebashkiakut, Ermir Beta dhe Artur Selmani. Avokatët e Veliajt kanë kërkuar shfuqizim të masës arrest me burg ose një masë më të butë sigurie, me argumentin se nuk mund të prishë provat.

Edhe pse nuk u lejua të futej në sallën e gjyqit, sipas mediave, pranë Apelit të GJKKO është edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane "Kasowitz Benson Torres LLP", e cila po këshillon kryebashkiakun Veliaj.

I pranishëm në seancë këtë të martë është edhe biznesmeni Elman Abule dhe aktualisht po flet avokatja e tij Romina Zano, të cilët po ashtu do bëjnë mbrojtjen përpara gjykatës.

Mbetet për të folur edhe biznesmeni Shkëlqim Fusha bashkë me avokatin e tij, si dhe avokati i Gentian Sulës dhe i Meriman Palushit, pasi vetë biznesmenët nuk janë paraqitur.

Në përfundim të mbrojtjes, Prokuroria e Posaçme do japë qëndrimin e saj sa i përket kërkesave të avokatëve që kanë ankimuar masën. Masën e sigurisë nuk e ka ankimuar në Shkallën e Dytë të gjyqësorit Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi.

Seanca e kësaj të marte pritet të zgjasë disa orë, ku më pas gjyqtari Engert Pëllumbi do tërhiqet në dhomë këshillimi për të shpallur më pas vendimin, nëse do lërë në fuqi vendimin e datës 12 shkurt të GJKKO apo në rast se do ndryshojë vendimin e shkallës së parë.

Kryebashkiaku Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

Të këshilluara

Jep dorëheqjen kryebashkiaku socialist

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen. Këshilli Bashkiak i Matit ka njoftuar mbledhje të jashtëzakonshme ditën e mërkurë në orën 10.00. D...

14:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI