Flash

Del SONDAZHI/ Cili është politikani më i pëlqyer 2 muaj para zgjedhjeve

Lapsi.al 11 March 2025
Del SONDAZHI/ Cili është politikani më i pëlqyer 2 muaj para

Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

Matjet e dyta politike të Barometrit Euronews Albania për zgjedhjet e 11 majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike 2 muaj përpara zgjedhjeve.

Edi Rama në matjen e dytë ka 51.1% mendim pozitiv dhe 46.5% mendim negativ.

Adriatik Lapaj renditet i dyti me 31.4% që e pëlqejnë dhe 34,6% që kanë mendim negativ për të.

Agron Shehaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 31.1 % dhe 38.6% mendim negativ.

Më pas vjen Sali Berisha, 28.4% mendim pozitiv për të dhe 66.6% mendim negativ.

Arlind Qori 21.9% mendim pozitiv dhe 37.5% mendim negativ.

Endri Shabanin e pëlqejnë 17.8 % e qytetarëve dhe nuk e pëlqejnë 34.9 % e të pyeturve.

Enkelejd Alibeaj 12.6% mendim pozitiv dhe 58.2% mendim negativ.

Lulzim Basha ka 10.1% pëlqyeshmërinë dhe 84.7% mendim negativ.

I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5.3% mendim pozitiv dhe 87% mendim negativ.

Nëse krahasojmë shifrat e pëlqyeshmërisë me matjet e para politike të Barometrit (1 muaj më parë)

Edi Rama ka rënë me 2.3% në pëlqyeshmëri, Adriatik Lapaj ka rënë me 5.8% në pëlqyeshmëri, 3% ka rënë pëlqyeshmëria e Agron Shehajt, 2,4% ka rënë në pëlqyeshmëri Arlind Qori, 4.4% ka rënë Endri Shabani, 0.3% ka rënë Alibeaj, 2.2 % ka rënë Lulzim Basha dhe 1.4% Ilir Meta. I vetmi me 1% rritje në pëlqyeshmëri është Sali Berisha. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI