Flash

Policia e Velipojës shpëton 2 turiste kroate që rrezikuan të mbyteshin në det

Lapsi.al 10 March 2025
Policia e Velipojës shpëton 2 turiste kroate që rrezikuan të

Shërbimet e Stacionit të Policisë së Velipojës njoftuan se pasditen e së hënës morën një sinjal nga një shtetas francez me iniciale B. D., i cili kishte dalë me not në breg të detit në plazhin e Pulajt.

Ai kishte kërkuar ndihmë për dy turiste nga Kroacia, me iniciale I. K., dhe I. Sh., të cilat si pasojë e dallgëve të shumta, lundra në të cilën ndodheshin po largohej drejt thellësisë dhe për këtë shkak u rrezikohej seriozisht jeta.

“Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Postën Kufitare Velipojë dhe me ndihmën e Policisë Malazeze të cilët ndërhynë menjëherë me helikopter dhe një mjet lundrues, bënë të mundur nxjerrjen nga deti me një mjet lundrues të Policisë malazeze të dy turisteve kroate, të cilat po dërgohen për ndihmë mjekësore në Ulqin, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin falënderojnë Policinë malazeze për reagimin në kohë dhe ndihmën për lokalizimin dhe shpëtimin e dy turisteve” – thuhet në njoftimin e policisë shqiptare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI