Flash

PD prezanton koalocionin/ Berisha: Përfaqësohet elita politike e kombit shqiptar

Lapsi.al 10 March 2025
PD prezanton koalocionin/ Berisha: Përfaqësohet elita politike e

Partia Demokratike prezanton ditën e sotme koalicionin opozitar "Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se ky koalicion përfaqëson elitën politike të gjithanshme të kombit shqiptar.

Sipas tij ky është koalicioni i transparencës dhe ai që përfaqëson interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi. Berisha shtoi më tej se ky koalicion ka nisur garën elektorale përballë këtij "narkoregjimi".

Berisha: Ky koalicion përfaqëson jo vetëm shumicën absolute në distancë të qytetarëve shqiptarë, por edhe elitën politike të gjithasnshme të kombit shqiptar. Ky koalicion ka në gjirin e vet burra dhe gra, qëndrestarë të pamposhtur, patritotë dhe ekspertë. Ky koalicion ka mendjen dhe vullnetin, atdhetarinë dhe përkushtimin për të bërë Shqipërinë madhështore. Për të bërë Shqipërinë një vend ku qytetarët e saj të mos ndjejnë dhimbjen e varfërisë. Ky është koalicioni i transparencës, një koalicion që përfaqëson interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi. Ky koalicion i PD me "Aleancën për Shqipërinë Madhështore" është pritur me gëzim dhe interes të madh nga gjithë shqiptarët. Ky koalicion nis garën elektorale përballë këtij narkoregjimi, i lidhur me krimin dhe korrupsion.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI