Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Lapsi.al 10 March 2025
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Territori i vendit tonë gjatë pjesës së parë të ditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat jugperëndimore. Por pasditja dhe mbrëmja do të shtojnë vranësirat në të gjithë vendin tonë, ku më të dukshme pritet të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër. Nata vonë në veri të Shqipërisë do të sjelli reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët deri në 20°C vlera më e lartë. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë edhe mbi 55 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Përgjatë gjithë 24 orëshit, republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë dominim të motit të kthjellët gjatë orëve të paradites, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta në shumë zona të Kosovës, por mundësia për reshje është thuajse zero. Përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 5°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 14°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Maqedonia e Veriut

Nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta do të paraqitet republika e MV gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të MV, më të fokusuara në zonat veriore dhe verilindore, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen maksimumet duke u luhatur nga nga 5°C vlera minimale deri në 16°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi jugor.

Europa

Europa qendrore dhe jugperëndimore mbeten nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu, por herë pas here pritet të jenë edhe në formë rrebeshi. Gjithashtu me reshje shiu do të vijojë pjesa me e madhe e Italisë dhe Ballkani veriperëndimore. Ndërsa në Skandinavi rikthehen reshjet e dëborës. Me kushte të qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të paraqiten ishujt Britanikë dhe lindja e kontinentit. Po ashtu dhe brigjet e Egjeut do të jenë më intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI