Flash

“Nikla” në pranga: Banda shqiptare që grabiste futbollistë e pilotë të F1

Lapsi.al 10 March 2025
“Nikla” në pranga: Banda shqiptare që grabiste

Në një skenë që duket e shkëputur nga një thriller kriminal, pesë shqiptarë, anëtarë të dyshuar të një rrjeti kriminal, janë arrestuar për 49 grabitje në rezidenca luksoze dhe shtëpitë e personazheve publike në Francë dhe Belgjikë. Ky grup, i njohur si “Nikla”, drejtohej nga Edison Pula, një shqiptar në të tridhjetat, i njohur për arratisjet e tij spektakolare nga drejtësia.

Sipas xhandarmërisë franceze, grabitësit kishin në shënjestër këngëtarë, futbollistë dhe pilotë të Formula 1, duke përdorur rrjetet sociale për të identifikuar adresat e viktimave të tyre. Sendet e vjedhura, përfshirë bizhuteri, orë me vlerë të lartë dhe çanta luksoze, me një vlerë totale mbi një milion euro, shiteshin kryesisht në Shqipëri.

Arrestimet u kryen në dy faza: dy anëtarë të dyshuar u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, ndërsa pesë të tjerë u ndaluan të martën në zonën e Reims-it, me katër prej tyre të marrë në hetim të premten. Edison Pula, i cili ishte në kërkim nga Interpoli që prej janarit të kaluar, u identifikua falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në më shumë se 30 grabitje të kryera midis qershorit 2022 dhe shtatorit 2024.

Hetimet u zhvilluan nga Zyra Qendrore për Luftën kundër Kriminalitetit Itinerant, në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimeve dhe Brigadën e Kërkimeve të Reims-it, si dhe Brigadën për Luftën kundër Banditizmit të Policisë Kriminale të Parisit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI