Flash

Ndërron jetë para kohe ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani

Lapsi.al 9 March 2025
Ndërron jetë para kohe ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani

Andis Harasani, ish-deputeti i Partisë Socialiste për dy legjislatura është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçaere si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës kishte rreth 2 vjet që vuante.

Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale një mik i tij Agim Muco, i cili shkruan: “Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti.”

Andis Harasani u zgjodh dy herë deputet, në 200-ën dhe më pas në 2009-ën ndërsa u largua nga politika në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet. Më pas ai jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij.

Megjithatë, Harasani nuk ju largua jetës publike, duke qenë prezent në rrjete sociale si një kritik i ashpër i Ramës dhe PS-së. Përpara zgjedhjes së deputet ai kishte shërbyer si drejtor i KESH-it nga shtatori 2002 deri në korrik 2005-ës. ©LAPSI.al 

Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i PS

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI