Flash

Sherr në kabinetin e Trump, Elion Musk përplaset me Marco Rubio

Lapsi.al 8 March 2025
Sherr në kabinetin e Trump, Elion Musk përplaset me Marco Rubio

Takimi i kabinetit të Donald Trump duket se nuk ka shkuar siç duhet, pasi Elon Musk dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kanë debatuar ashpër.

“New York Times” raporton se Musk e ka akuzuar hapur Rubion për mungesë agresiviteti në shkurtimin e stafit të Departamentit të Shtetit, duke e tallur se e vetmja shkarkesë që kishte bërë ishte një punonjës nga vetë ekipi i tij për “Efiçiencën e Qeverisë”.

I irrituar nga kjo ndërhyrje, Rubio thuhet se i ka rikujtuar manjatit të teknologjisë se kishte bërë mbi 1,500 largime përmes dorëheqjeve.

Musk ka reaguar fill pas argumenteve të Rubios, duke e quajtur atë thjesht “të mirë në televizion”, por jo në postin që ka.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Trump ka qëndruar spektator, e më pas ka ndërhyrë për ta mbrojtur Rubion. Në të njëjtën kohë, ai e siguroi Musk-un se misioni i tij për të “pastruar qeverinë” do të vazhdonte, por tani me më shumë rafinim dhe koordinim.

Në fund të takimit, presidenti amerikan shpalli një linjë të re: ministrat do të marrin vendimet, ndërsa ekipi i Muskut do të ketë vetëm rol këshillues.

Ky ishte sinjali i parë i qartë se presidenti është i gatshëm të vërë disa kufij mbi ndikimin e Muskut në administratë, pavarësisht kontributit të tij të madh financiar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI