Flash

Protestë në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Lapsi.al 8 March 2025
Protestë në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare

Dhjetëra persona kanë protestuar në Prishtinë të shtunën në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar më shumë të drejta, barazi dhe drejtësi për gratë. Ata marshuan në mesditë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet, me moton “Marshojmë për njëra-tjetrën”.

Gjatë marshit, i cili u organizua nga kolektivi “Marshojmë S’festojmë”, protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime si, “Sot marshojmë, çdo ditë luftojmë”, “Pagë të barabartë, për punë të barabartë”, dhe “Grua, jetë, liri”.

Gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfidat e punës, kontesteve pronësore, si dhe dhunës në familje. Mbi 80 për qind e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Të dhënat tregojnë se burrat janë të punësuar në përqindje dukshëm më të lartë se gratë. Gjithashtu, burrat trashëgojnë prona dhe pasuri nga familjet e tyre, që ua lehtësojnë investimin për të shtuar pasurinë më vonë. Ndërkohë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, një në tri gra në botë përjeton dhunë, ndërsa çdo 10 minuta, një grua vritet. Situata nuk është e mirë as në shtetet ku ekzistojnë korniza ligjore dhe sisteme për mbrojtje.

Në Kosovë, të dhënat e Policia tregojnë se vitin e kaluar numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje ka shënuar ngritje në krahasim me vitin 2023. Më 2024 kishte 2.959 raste, kurse më 2023 - 2.460 raste.

Në shumicën dërrmuese të tyre, viktima janë gratë. Nga viti 2010, ndërkaq, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra - dy prej tyre vitin e kaluar. Në të shumtën e rasteve, autorë të këtyre krimeve kanë qenë bashkëshortët ose ish-bashkëshortët.

Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”./ REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI