Flash

Policia e Kosovës konfiskon granata dore, municion në fshatin e Banjskës

Lapsi.al 8 March 2025
Policia e Kosovës konfiskon granata dore, municion në fshatin e

Policia e Kosovës ka konfiskuar granata dore, municion dhe pajisje të tjera ushtarake të premten mbrëma në fshatin Banjskë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Në një komunikatë të shtunën, policia tha se pjesëtarët amerikanë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kishin hasur në mjete të dyshimta në një mulli të vjetër dhe braktisur në Banjskë – fshatin ku më 2023 kishte ndodhur një sulm vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës.

“Njësitë policore menjëherë kane reaguar në lidhje me këtë rast, ku më pas kanë konfiskuar mjetet e dyshimta”, tha policia.

Policia tha se ka konfiskuar uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje te armatimit, tre granata dore, tre karikatorë të zbrazët të armës së gjatë, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe 28 fishekë të armës së gjatë.

Kjo është hera e dytë brenda rreth një jave që autoritetet kosovare konfiskojnë pajisje ushtarake në veri të vendit.

Më 28 shkurt, Policia e Kosovës e kreu një aksion në fshatin Rodel të Leposaviqit, ku konfiskoi uniforma ushtarake, armë dhe municion.

Sipas autoriteteve, armët dhe municioni i gjetur në Leposaviq i takonin pjesëtarëve të organizatës Mbrojtja Civile - e shpallur terroriste në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, thanë më 28 shkurt se konfiskimet në Leposaviq dëshmonin se pjesëtarë të organizatës Mbrojtja Civile vazhdojnë të jenë aktivë në territorin e Kosovës.

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i tensionuar posaçërisht nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke e vrarë një rreshter.

Në luftimet që pasuan u vranë tre pjesëtarë të grupit sulmues.

Prej atëherë, autoritetet kosovare kanë konfiskuar armatim dhe municion në veri në raste të ndryshme.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, e cila mohon përfshirjen.

Në shtator të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave - në mesin e tyre edhe Millan Radoiçiq - për sulmin e armatosur në Banjskë.

Autoritetet në Serbi nuk pranojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij./REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI