Flash

Përfundon takimi i PS-së, diskutohen kandidaturat për deputetë në zgjedhje

Lapsi.al 8 March 2025
Përfundon takimi i PS-së, diskutohen kandidaturat për

Takimi informal dyditor i Partisë Socialiste, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, u mbyll në orët e mbrëmjes të së shtunës pas diskutimeve për programin elektoral që do të paraqitet, si edhe për deputetët e ardhshëm të mazhorancës.

Drejtuesit politikë të qarqeve dorëzuan listat e kandidatëve që kishin hartuar, por miratimi i tyre do t’i takojë kryesisë së Partisë Socialiste. Diskutimet gjatë takimit u përqendruan në kandidatët që do të jenë pjesë e listës së mbyllur dhe asaj të hapur.

Kryeministri Rama ka kërkuar një bilanc të punës dhe "arritjeve" nga bashkitë e vendit për periudhën 2015-2025.

Mësohet se Rama pritet të kandidojë në Tiranë, në listë të hapur. Kandidimin e tij në Tiranë, Rama e paralajmëroi pak ditë pas arrestimit të Erion Veliajt.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI