Flash

Berisha u premton fermerëve: Ballkani i Hapur nuk do ekzistojë pas 11 majit

Lapsi.al 8 March 2025
Berisha u premton fermerëve: Ballkani i Hapur nuk do ekzistojë pas 11

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u përgjigjej ndjekësve në rrjetet sociale u shpreh se qveria aktuale është qeveria e shkatërrimit të bizneseve të fermerëve shqiptarë. Berisha shtoi se nga viti 2013 deri më sot ka patur një rënie të ndjeshme të prodhimit bujqësor.

Ai u shpreh se PD do subvencionojë për çdo prodhim, për çdo fidan të mbjellë dhe çdo kokë bagëti. Berisha tha se do vendosë sistemin simetrik të taksës, jo siç është sot asimetrik që ndëshkon fermerët dhe prodhimit e vendit. Sipas tij prodhimet do e vendit do të mbrohen dhe se Ballkani i Hapur pas datës 11 maj nuk do të ekzistojë.

"Qeveria aktuale është qeveria e shkatërrimit të bizneseve të fermerëve shqiptarë. Në qoftë se ju i hidhni një sy statistikave zyrtare, ju do gjeni një rënie dramatike nga viti 2013 gjer sot, një përgjysmim dhe më shumë se përgjysmim në blegtori dhe sera dhe një rënie të ndjeshme të prodhimit bujqësor. PD do bëjë gjithçka për suksesin e fermerit shqiptar. Së pari do subvencionojë për çdo prodhim, për çdo fidan të mbjellë dhe çdo kokë bagëti. Së dyti do vendosë sistemin simetrik të taksës, jo siç është sot asimetrik që ndëshkon fermerët dhe prodhimit e vendit.

Së treti, do krijojë Bankën e Zhvillimit, një projekt ky i vitit 2012 që e kishim ne, tani e ka premtuar edhe krahu tjetër, por le të marrë projektet se i zbatojmë vetë, megjithatë i garantojmë fermerët se do vendoset sistemi i kreditimit të butë për ët githë fermerët, përveç subvencionit.

Subvencioni për çdo fidan, krerë bagëti dhe njësi prodhimi dhe ne do arrijmë në subvencione të barabarta me vendet e tjera të rajonit. PD do të rirganizojë tërësisht konsultën dhe shërbimin ndaj fermerëve shqiptarë. Do ketë një kontroll të rreptë ndaj inputeve bujqësore që të mos ndodhë kjo që ndodh sot, që prodhimet tona kthehen nga eksportet.

Shqipëria ka potenciale shumë të mëdha në të gjitha fushat e bujqësisë dhe blegotirsë. Prodhimet do mbrohen. Nuk ka vend në botë që nuk mbron prodhimet e veta bujqësore. Edi Rama kreu një krim të shëmtuar me Ballkanin e Hapur. Hapi kufijtë ndaj prodhimeve të Serbisë dhe la në fushë prodhimet e fermerëve shqiptarë. Kjo merr fund, Ballkani i Hapur pas datës 11 maj nuk ekziston.

Nuk jemi ne kundër tregtisë së lirë, por jemi kundër tregtisë ku njëri hap dyert dhe tjetri vërshon dhe mbyt tregun. Kjo nuk është tregti e lirë. Tregtia e lirë ka norma.

Në qoftë se Serbia ka investuar, po marr një shifër arbitrare, 1 mijë euro për hektar, Shqipëria nuk ka investuar as 10 euro për hektar. Natyrisht këto nuk mund të krahasohen. Ky që ka marrë 10 euro nga shteti, kërkon mbrojtje se ndryshe nuk do ekzistojë. Shteti së pari do rrisë subvencionin, së dyti do mbrojë shitjen e prodhimit," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI