Flash

Udhëheqësit opozitarë ukrainas kundër mbajtjes së zgjedhjeve gjatë luftës

Lapsi.al 7 March 2025
Udhëheqësit opozitarë ukrainas kundër mbajtjes së

Udhëheqësit opozitarë ukrainas, Petro Poroshenko dhe Yulia Tymoshenko, kanë refuzuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në vend gjatë pushtimit rus të Ukrainës, pasi raportimet e mediave sugjeruan se zyrtarët amerikanë i kishin kontaktuar ata me këtë ide.

Poroshenko, ish-president, dhe Tymoshenko, ish-kryeministre – njëherësh figurat opozitare më me ndikim në Ukrainë – thanë më 6 mars se zgjedhjet duhet të mbahen vetëm pasi të arrihet paqja.

Përmes një deklarimi me shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Poroshenko e pranoi se ekipi i tij ka kontaktuar me “partnerët” amerikanë, por “thelbi i bisedimeve me përfaqësuesit e palës amerikane gjithmonë janë reduktuar gjithmonë në dy parime: siguria e para dhe paqja përmes forcës”.

“Ekipi ynë gjithmonë ka qenë në mënyrë kategorike kundër zgjedhjeve gjatë luftës”, shtoi ai.

Kostiantyn Yelisieiev, ish-diplomat ukrainas dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Poroshenkos, i tha Radios Evropa e Lirë se ish-presidenti dhe ekipi i tij janë “ndërmjetës të rëndësishëm” dhe ata “mbajnë kontakte me shumë njerëz nga e mbarë bota”, pavarësisht përpjekjeve të supozuara nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që t’i largojë ata nga “skena politike e Ukrainës”.

“Mendoj se qëllimi ynë është që ta mbajmë Ukrainën në agjendën e dy partive”, tha ai, duke shtuar se ekipi i Poroshenkos mban kontakte me Partinë Demokratike dhe Republikane në Uashington.

“Ne nuk kërkojmë zgjedhje të parakohshme, pasi qëllimi ynë kryesor është që të sigurojmë që çdo zgjedhje që do të mbahen të jenë të lira dhe të drejta, në përputhje me standardet evropiane”.

Tymoshenko, ndërkaq, tha se ekipi i saj po “bisedon me të gjithë aleatët tanë që mund të na ndihmojmë të arrijmë paqe të drejtë sa më shpejt që të jetë e mundur” dhe shtoi se “nuk mund të ketë biseda” për zgjedhje para se të arrihet paqja.

Këto deklarata u bënë pasi Politico raportoi se katër zyrtarë të lartë të ekipit të presidentit amerikan, Donald Trump, janë takuar me Poroshenkon dhe Tymoshenkon për “bisedime sekrete” lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve.

Diskutimet u përqendruan nëse Ukraina duhet të mbajë shpejtë zgjedhje presidenciale, raportoi kjo media. Në shkurt, Trump e quajti Zelenskyn “diktator pa zgjedhje” për shkak të mosmbajtjes së zgjedhjeve që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po ashtu kanë përmendur mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë si pjesë e një procesi të paqes, në mes të bisedimeve që po vazhdojnë mes Uashingtonit dhe Moskës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pretenduar se nuk mund të ketë bisedime të paqes me Ukrainën, pasi sipas tij, Zelensky nuk është udhëheqësi legjitim i shtetit për shkak e mandati i tij ishte paraparë të përfundonte në maj të vitit 2024.

Megjithatë, sipas Kushtetutës ukrainase, Zelensky duhet të qëndrojë si president pasi që vendi ka shpallur gjendje lufte pas nisjes së pushtimit. Këtë pikë ligjvënësit ukrainas e kanë përmendur kur miratuan një rezolutë në mbështetje të Zelenskyt më 25 shkurt.

Zyrtarët ukrainas vazhdimisht kanë theksuar se për arsye praktike, por edhe të sigurisë dhe ato ligjore, vendi nuk mund të mbajë zgjedhje në kohë lufte./REL

Të këshilluara

Foto nudo në plazh/ Rama: Ma nxorri opozita

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformën sociale Sy m'sy në facebook, teksa ka kujtuar edhe fotot nudo të...

10:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI