Flash

Seanca për Inceneratorin/ SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist

Lapsi.al 7 March 2025
Seanca për Inceneratorin/ SPAK kërkon 5 vite burg për

Po zhvillohet këtë të premte seanca gjyqësore për ish-deputetin socialist Alqi Bllako i cili akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar për Bllakon, 5 vite burg, ndërsa gjatë zhvillimit të seancës bëhet me dije se Bllako është deklaruar i pafajshëm. Ai thotë se si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit s’ka patur asnjë rol për dhënien e koncesionit.

"Kam respekt dhe vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm. Unë si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit s’kam patur asnjë rol për dhënien e koncesionit”, ka deklaruar Ballako.

Seanca për ish-deputetin socialist ka nisu prej orës 13:00, dhe mbrojtja e Bllakos po paraqet konkluzionet përfundimtare për këtë çështje.

Të këshilluara

Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur paraditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është paraqitur n...

11:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI