Flash

Samiti i Brukselit dje/ BE mbështet planin: Do të rrisim gatishmërinë për mbrojtje

Lapsi.al 7 March 2025
Samiti i Brukselit dje/ BE mbështet planin: Do të rrisim

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së parimisht kanë hapur rrugën për armatimin e Europës. 27 vendet anëtare u shprehën të gatshëm në samitin e krizës në Bruksel që t'i rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen. BE "do të rrisë gatishmërinë e përgjithshme për mbrojtje, do të zvogëlojë varësinë strategjike, do të plotësojë boshllëqet e kapaciteteve kritike dhe do të forcojë bazën europiane të teknologjisë dhe industrisë së mbrojtjes", thuhet në një deklaratë të përbashkët të 27 kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare.

Përkundër rezistencës së Hungarisë të 26 vendet e tjera ranë dakord gjithashtu që të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën. Sfondi i kësaj ka të bëjë me ndërprerjen e përkoshme të ndihmave ushtarake nga SHBA-ja për Ukrainën si dhe afrimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin. Putin përpara më shumë se tre vjetësh ka nisur luftën sulmuese ndaj Ukrainës.

Dy deklarata të veçanta

Të 27 vendet anëtare mbëstesin propozimin e presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyenpër rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Presidentja e Komisionit u ngarkua nga krerët e vendeve anëtare që menjëherë të parashtrojë propozimet e detajuara konkrete për është vendosur. Von der Leyen pati propozuar zbutjen e rregullave në BE üër borxhin si dhe stimuj të tjerë për rritjen e shpenzimeve kombëtare për mbrojtjen nga vendet anëtare. Gjithsej ajo do të mobilizohen deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen kundër një agresioni të mundshëm të Rusisë.

Deklarat për Ukrainën pa Hungarinë

Në deklaratën e dytë 26 vendet anëtare, pa Hungarinë, ranë dakord që të mbështesin plotësisht Ukrainën në qëllimin e saj për një paqe të drejtë dhe të qendrueshme. Krerët e vendeve anëtare theksojnë në të, se nuk mund të ketë zgjidhje paqeje pa Ukrainën dhe europianët. Kryeministri hungarez Viktor Orban refuzoi si i vetmi që ta mbështesë këtë deklaratë. Orban europianëve të tjerë më parë në platformen X i akuzoi, se duan ta zgjasin luftën në Ukrainë. Ai në të kundërt ashtu si dhe presidenti i SHBA-së Trump duan "paqen". Orban shkruan për një "hendek transatlantik ndërmjet shumicës së Europës dhe SHBA-së".

Trump akuzon Ukrainën, se nuk ka interes t'i jepet fund luftës sulmuese ruse. Rusia megjithatë tregohet e gatshme për bisedime dhe do të vazhdojë të arrijë të gjitha objektivat e luftës. Ukraina dhe shumica e shteteve europiane e refuzojnë fundin e luftës me kushtet e Rusisë. Kancelari gjerman Olaf Scholz në Bruksel tërhoqi sërish vëmendjen në Bruksel (06.03.2025) nga një "paqe diktati".

"Kthesë për sigurinë e Europës"

Në fillim të samitit von der Leyen u shpreh për një kthesë në sigurinë e Europës. "Ky është një çast vendimtar për Europën", tha ajo. "Europa po përballet me një rrezik të qartë aktual." Ndaj Europa duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten. Gjithashtu Europa duhet ta vendosë veten edhe në situatën e Ukrainës, kjo për të mbrojtur veten. Krahas përfaqësuesve të vendeve të BE-së në samit mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. "Unë dua të falenderoj të gjithë kryetarët e shteteve dhe të qeverive europiane", tha ai. "Ato që në fillim të luftës na kanë mbështetur fuqishëm, Gjatë gjithë kësaj kohe dhe në javët e fundit kanë qendruar në anën tonë."/ DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI