Flash

Detaje nga vrasja e palestinezes në Tiranë, babai e ekzekutoi për çështje nderi

Lapsi.al 7 March 2025
Detaje nga vrasja e palestinezes në Tiranë, babai e ekzekutoi për

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares nga Palestina muajin e kaluar në Tiranë. Rayyan Alwan, dyshohet se u vra me thikë nga babai Fadi Alwan, 49 vjeç, në apartamentin që kishin marrë me qira në rrugën e Kavajës, ndërsa pista kryesore e hetimeve të deritanishme është ajo e konflitit me familjarët.

Dyshohet se 49-vjeçari e ka vrarë të bijën për çështje nderi. Thuhet se kjo e fundit është shantazhuar me një video nudo dhe ka grabitur para nga nëna e saj për të paguar shantazhuesin. Mësohet se në momentin që 24-vjeçarja i ka treguar videon babait të saj, ka nisur një konflikt verbal mes tyre.

Këto deklarata i ka bërë vetë nëna e Rayyan, e cila përmes një kallëzimi të bërë në policinë gjermane thotë se prej dhjetorit 2024, ajo i kishte dhënë disa herë vajzës para për të paguar kërcënuesit që u kishte rënë në dorë video dhe vajza, pa praninë e së ëmës, i ka dërguar paratë përmes kompanive të transfertave, për të plotësuar kërkesat e shantazhuesit. Megjithatë, nëna e Rayyan nuk përjashton mundësinë që pas shantazhuesit të qëndronte vetë Rayyan.

Trupi i pajetë i 24-vjeçares u gjet muajin e kaluar në një banesë të marrë me qira në rrugën e Kavajës ku ishte duke jetuar me 49-vjeçarin, Fadi Alwan që është babai i të resë dhe jo partneri siç u raportua më herët.

Dy personat nga Palestina thuhet se jetonin në Gjermani, ndërsa kishin ardhur në vendin tonë më 19 shkurt ku kanë udhëtuar nga Gjermania në Rinas. Më tej bëhet me dije se te kontrolli i pasaportës në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Pas daljes nga aeroporti ata kanë rezervuar një taksi e cila i ka transportuar tek banesa ku ndodhi vrasja.

Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49-vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Libanit. Grupi hetimor ka dyshime që krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt. Nuk dihet ende se si e ka kryer krimin 29-vjeçari ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe lokalizimin dhe kapjen e tij.

Të këshilluara

Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur paraditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është paraqitur n...

11:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI