Flash

Trump e paralajmëron Hamasin: Do të përballeni me pasoja nëse s’i lironi pengjet

Lapsi.al 6 March 2025
Trump e paralajmëron Hamasin: Do të përballeni me pasoja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e paralajmëroi Hamasin të mërkurën se do të përballet me “pasoja të rënda” nëse nuk i liron menjëherë të gjitha pengjet. Trump e bëri këtë paralajmërim në të njëjtën ditë kur Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Uashingtoni ka mbajtur bisedime të fshehta me Hamasin – grupin e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Takimi mes tyre u mbajt pavarësisht politikës së kamotshme të SHBA-së për mosnegocim me grupet të cilat i cilëson si organizatat terroriste, edhe pse Uashingtoni edhe në të kaluarën ka mbajtur bisedime të tilla fshehurazi. Ndërkohë, Trumpi u takua me një grup pengjesh që janë liruar nga Hamasi pasi kishin kaluar muaj në robëri në Gazë, pas sulmit që grupi ekstremist palestinez e kreu në Izrael më 7 tetor 2023.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan vendbanime në jug të Izraelit, duke i vrarë rreth 1.2000 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer me vete në Gazë 251 të tjerë. Lufta hakmarrëse e Izraelit e ka shkatërruar Gazën, duke i vrarë dhjetëra mijëra njerëz, sipas autoriteteve lokale, dhe duke i zhvendosur shumicën e 2.3 milionë banorëve të enklavës palestineze.

Trumpi kërkoi që Hamasi t’i "lirojë të gjitha pengjet tani, jo më vonë", përfshirë edhe mbetjet e pengjeve të vdekura, duke shtuar se "përndryshe ky është FUNDI për ju".

"Po i dërgoj Izraelit gjithçka që i nevojitet për ta përfunduar punën, asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurt nëse nuk bëni siç ju them unë", shkroi Trump në rrjetet sociale.

"Po ashtu, për popullin e Gazës: Një e ardhme e bukur ju pret, por jo nëse mbani pengje. Nëse e bëni, jeni TË VDEKUR! Merrni një vendim të ZGJUAR. LIRONI PENGJET TANI, PËRNDYSHE DO TË PËRBALLENI ME PASOJA TË RËNDA MË VONË"!

Trumpi nuk tregoi se çfarë veprimesh mund t’i ndërmarrë nëse Hamasi nuk do t’i lirojë pengjet. Ai ka propozuar që Shtetet e Bashkuara ta marrin nën kontroll Rripin e Gazës, ta zhvendosin popullsinë dhe ta rindërtojnë enklavën. Ky plan ka hasur në kundërshtime të forta si nga aleatët ashtu edhe nga kundërshtarët. E pyetur për raportimet mbi bisedimet e drejtpërdrejta me Hamasin, Shtëpia e Bardhë tha se i dërguari për çështjet e pengjeve, Adam Boehler, ka autoritetin të flasë drejtpërdrejt me grupin islamist.

“Kur bëhet fjalë për negociatat për të cilat po flisni, para së gjithash, i dërguari i posaçëm që është i angazhuar në ato negociata, ka autoritetin të flasë me këdo”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, pa dhënë hollësi.

Ajo tha se Trumpi beson se dialogu me "njerëzit anembanë botës është gjëja e duhur për popullin amerikan".

“Izraeli u konsultua për këtë çështje”, shtoi ajo.

Në një komunikatë, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha: "Izraeli i ka shprehur Shteteve të Bashkuara qëndrimin e tij në lidhje me bisedimet e drejtpërdrejta me Hamasin". Nuk dha më shumë detaje, por vetë Izraeli refuzon të negociojë drejtpërdrejt me grupin. Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, i tha Bloomberg News se “Hamasi i ka përmbushur detyrimet e tij në fazën e parë, ndërsa Qeveria e Netanyahut po shmang fillimin e bisedimeve për fazën e dytë".

Faza e parë e armëpushimit më 18 janar ndaloi pjesën më të madhe të luftimeve në Gaza, duke shtyrë Hamasin t’i shkëmbejë 33 pengje izraelite dhe pesë tajlandezë me rreth 2.000 të burgosur palestinezë. Izraeli ka thënë se më pak se gjysma e 59 pengjeve të mbetura me gjasë janë ende gjallë. Faza e dytë parashikon lirimin e pengjeve të mbetura dhe të të burgosurve që mbahen në Izrael./ REL

Të këshilluara

Foto nudo në plazh/ Rama: Ma nxorri opozita

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformën sociale Sy m'sy në facebook, teksa ka kujtuar edhe fotot nudo të...

10:29

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 91.6 lekë dhe...

08:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI