Flash

Putin sulmon Macron: Do të kthejë kohën e Napoleonit, por harron se si përfundoi!

Lapsi.al 6 March 2025
Putin sulmon Macron: Do të kthejë kohën e Napoleonit, por harron

"Rusia kurrë nuk do të heqë dorë nga ajo që është e saj".

Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një takim me punonjësit dhe përfituesit e Fondacionit Mbrojtësit e Atdheut.

“Ne nuk kemi nevojë për asgjë që i përket të tjerëve, por nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona”, tha Putin, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Ria Novosti.

Putin iu përgjigj edhe deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se Evropa duhet të dyfishojë investimet në armatim.

"Ka njerëz në botë që duan të kthehen në kohët e fushatës së Napoleonit, por ata harrojnë se si përfundoi.

Të gjitha gabimet e armiqve tanë filluan këtu: nënvlerësimi i karakterit të popullit rus," tha më tej Vladimir Putin.

Më herët, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjithashtu e krahasoi Macron me Napoleonin dhe Hitlerin duke thënë se ata "thanë hapur" se donin të "pushtonin" dhe "mposhtin" Rusinë, ndërsa, sipas fjalëve të Lavrov, Macron "me sa duket dëshiron të njëjtën gjë, por thotë se është e nevojshme të luftohet Rusia në mënyrë që ajo të mos mposht Francën dhe të raportohet rrezik për Evropën".

Të këshilluara

A mundet Evropa të armatosë Ukrainën?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump urdhëroi të hënën ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave ushtarake për Ukrainën. Administrata Trump tha se kisht...

19:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI