Flash

Berisha: Ulim çmimin e energjisë elektrike, 7 lekë për familjarët, 6 për biznesin

Lapsi.al 6 March 2025
Berisha: Ulim çmimin e energjisë elektrike, 7 lekë për

Sali Berisha, në një takim me demokratët në Durrës, është shprehur se me ardhjen në pushtet, PD do të ul çmimin e energjisë.

Berisha tha se çmimi për qytetarët do të jetë 7 lekë, ndërsa për biznesin 6 lekë, ndërsa nuk kurse as qeverinë, për të cilët tha se “këta e rëndojnë gjithçka duke punësuar me mijëra patronazhistët dhe duke u faturuar këtë qytetarëve në çmim”.

Ndër të tjera kreu i PD tha se do ketë përgjysmim të çmimit të ujit. “S’mund të paguajnë ata për vjedhjet e ujësjellësve”, tha ai.

Berisha: Do ulim çmimin e energjisë, 7 lek për qytetarët, 6 lek për biznesin. Këtë e bazojmë sepse energjinë ne si vend e prodhojmë me kaskadën e Drinit, që e ka nxjerrë veten disa herë, por këta e rëndojnë gjithçka duke punësuar me mijëra patronazhistët dhe duke u faturuar këtë qytetarëve në çmim.

Do funksionoj si ndërmarrje publike me të gjitha kriteret e menaxhimit, kurse qytetareve do u ulet, sepse kostoja e sotme, me dyfishin e personelit që ka është rreth 28 lekë, ndërsa këta e shesin me 85 lekë me çmimin e ri që vendosën. Do ketë përgjysmim të çmimit të ujit. S’mund të paguajnë ata për vjedhjet e ujësjellësve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI