Flash

SONDAZHI/ A do të ndikojë arrestimi i Veliajt në rezultatin e PS në 11 maj

Lapsi.al 5 March 2025
SONDAZHI/ A do të ndikojë arrestimi i Veliajt në rezultatin e PS

Barometri – Euronews Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit – Euronews Albania është 15-25 shkurt 2025.

Pjesë e kësaj matjeje të dytë kanë qenë dhe grup pyetjet lidhur me SPAK pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Një nga pyetjet e Barometrit ka qenë: “Çfarë ndikimi do të ketë arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në rezultatin e PS në 11 Maj?” Rezultatet tregojnë se: 10,1% e qytetarëve mendojnë se kjo ngjarje do të sjellë rezultat pozitiv për PS në 11 Maj 2025.

LEXO EDHE: SONDAZHI/ Sa besojnë shqiptarët te SPAK pas arrestimit të Veliajt e sulmeve të Ramës

52,5 % e të pyeturve mendojnë se arrestimi i Veliajt do të sjellë ndikim negativ në rezultatin e PS në 11 Maj dhe 29,8 % e të pyeturve mendojnë që do të ketë ndikim neutral as pozitiv as negativ në rezultatin e PS në zgjedhje.

Një tjetër pyetje e këtyre matjeve të Barometrit ka qenë: “A ka ndonjë parti (ose më shumë se një) që do të përfitojë politikisht në zgjedhjet e 11 Majit nga arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës?”

LEXO EDHE: Del SONDAZHI/ Ç’mendojnë votuesit e PS dhe PD për SPAK pas arrestimit të Veliajt

28,2% e qytetarëve përgjigjen se asnjë parti nuk do të përfitojë nga kjo ngjarje politikisht në zgjedhjet e 11 Majit. 42.8 % e të pyeturve mendojnë që nga arrestimi i Veliajt, do të përfitojnë politikisht në zgjedhjet e 11 Majit, PD dhe aleatët e saj.

Nëse do të përfitojnë partitë e reja politikisht në zgjedhje nga arrestimi i Veliajt mendimi i qytetarëve ndahet keshtu: 5.5 % e tyre tregojnë se do të përfitojë Nisma Thurrje, 9% mendojnë që do të përfitojë Lëvizja Bashkë, 10,9 % mendojnë që nga ky zhvillim do të përfitojë "Shqipëria Bëhet" dhe 10,2 % mendojnë që do të përfitojë partia Mundësia. Vetëm 7% e të pyeturve mendojnë që politikisht nga kjo ngjarje do të përfitojë PS në 11 Maj. /Euronews Albania

Të këshilluara

Përfundon numërimi i votave në Kosovë

Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Në këto çaste u mbyll numërimi i votave me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta. ...

20:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI