Flash

Përfundon procesi i numërimit të votave në Kosovë

Lapsi.al 5 March 2025
Përfundon procesi i numërimit të votave në Kosovë

Ka përfunduar mbrëmjen e së mërkurës procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit në Kosovë.

“Ju njoftoj se në orën 21:00 është përmbyllur procesi i numërimit të më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025”, - tha zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai tha KQZ është e detyruar që të presë të paktën 48 orë para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

"Sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve", tha Elezi.

Ai shtoi se sot është dita e fundit kur në QNR ka pasur administrim të numërimit të fletëvotimeve, andaj siç tha ai, edhe ky afat llogaritet nga dita e sotme, 5 mars 2025, ora 21:00.

Elezi foli edhe për rastin e Vushtrrisë duke u shprehur se në përgjigje kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte, KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik.

"Në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e Vushtrrisë. Më shumë detaje për këtë çështje, mund t’iu japin në Prokurorinë e Shtetit. Gjatë kohës sa KQZ duhet të presë kalimin e afatit për ankesë në PZAP, do të bëhet rinumërimi i kërkuar i këtyre fletëvotimeve", - nënvizoi Elezi.

Ai theksoi se në rast se palët janë të pakënaqura me vendimin e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa çështja mund të shkojë në Gjykatën Supreme.

"Në rast se palët janë të pakënaqura me vendimin e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa çështja mund të shkojë në Gjykatën Supreme. KQZ duhet të presë vendimmarrjen e këtyre institucioneve, të zbatojë vendimet eventuale qe dalin pas procesit ankimor dhe pasi të përfundojë këto çështje, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht ta përmbyllë procesin zgjedhor", përfundoi Elezi. /KosovaPress.

(Grafika marrë nga Radio Evropa e Lirë)

Të këshilluara

Përfundon numërimi i votave në Kosovë

Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Në këto çaste u mbyll numërimi i votave me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta. ...

20:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI