Flash

Macron i drejtohet popullit francez: SHBA ka ndryshuar, ka nisur një epokë e re

Lapsi.al 5 March 2025
Macron i drejtohet popullit francez: SHBA ka ndryshuar, ka nisur një

Presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua sot popullit me anë të një fjalimi të drejtpërdrejtë. Ai tha se SHBA ka ndryshuar pozicionin e saj për luftën në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë dëshiron të vendosë tarifa tregtare ndaj Evropës. Sipas shefit të Elizesë, siguria është bërë më e pasigurt, duke shtuar se "tani jemi tani në një epokë të re".

Macron tha se Franca, së bashku me Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane kanë përgatitur një "plan të fortë dhe të qëndrueshëm për paqen" dhe se pasi të arrihet paqja, paqeruajtësit evropianë mund të angazhohen për ta siguruar atë. Ai shton se shkoi në Shtetet e Bashkuara dy javë më parë për të mbrojtur këtë ide.

“Dua të besoj se SHBA-të do të qëndrojnë në anën tonë, por ne duhet të jemi gati nëse nuk është kështu”, - tha Macron. Paqja në Ukrainë duhet të vendoset shpejt, tha ai, përpara se të shtonte se pavarësisht nëse është kështu apo jo, vendet evropiane duhet të jenë të gatshme të përballen me kërcënimin rus.

Rruga drejt paqes nuk mund të shkojë duke “braktisur Ukrainën”, tha Macron. Ai shtoi se Rusia nuk respektoi një marrëveshje të mëparshme armëpushimi që ishte negociuar, dhe për këtë arsye "ne nuk mund t'u besojmë më fjalëve" të liderit të atij vendi.

Macron tha se po punon me aleatët në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe disa vende të tjera në Evropë. Ai foli për garancitë e sigurisë për Ukrainën pasi të arrihet një marrëveshje paqeje, duke përfshirë "dislokimin e forcave evropiane" në atë Ai tha se planifikon të mbajë një takim të shefave të ushtrisë evropiane në Paris javën e ardhshme.

Sipas tij, nuk është vetëm populli ukrainas që po lufton me guxim, por edhe siguria e Francës është e kërcënuar. Ai tha se nëse një vend mund të pushtojë një tjetër, atëherë askush nuk mund të jetë i sigurt se çfarë do të ndodhë dhe se këtë e ka treguar historia. Kërcënimi i Rusisë është aty dhe po na prek neve, shtoi Macron.

Presidenti francez vazhdoi duke renditur mënyrat se si po kryhet ky kërcënim nga Putin, duke përmendur sulmet ndaj spitaleve si dhe duke pretenduar se Moska po manipulon opinionin në mediat sociale. Kush mund të besojë se Rusia do të ndalet me Ukrainën, pyeti ai, pasi sugjeroi se Franca po fokusohet tek armatosja.

Macron reagoi edhe ndaj tarifave të reja të vendosura nga Donald Trump. Të martën u vendosën tarifa prej 25% për importet amerikane nga Kanadaja dhe Meksika, si dhe 20% për mallrat kineze.

Presidenti francez thotë se Evropa duhet të përgatitet në rast se presidenti amerikan vendos masa të ngjashme për unionin. Macron tha se "do të ketë një reagim nga ana jonë", nëse kjo ndodh dhe se ai do të bëjë gjithçka për të bindur Trump se ky do të ishte një vendim i keq.

Presidenti francez e përfundoi fjalimin e tij televiziv duke iu referuar parimeve që drejtojnë shoqërinë franceze duke e mbyllur me himnin “La Marseillaise”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

A mundet Evropa të armatosë Ukrainën?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump urdhëroi të hënën ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave ushtarake për Ukrainën. Administrata Trump tha se kisht...

19:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI