Flash

I dërguari i Berlinit: Të formohet sa më shpejt qeveria në Kosovë

Lapsi.al 5 March 2025
I dërguari i Berlinit: Të formohet sa më shpejt qeveria në

I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka kërkuar themelim sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në një intervistë për DW në gjuhën serbo-kroate, diplomati gjerman tha se nuk u takon të tjerëve të vendosin se si do të formohet qeveria në Kosovë.

“Duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohet situata politike në Republikën e Kosovës. Do të ishte e dëshirueshme që një qeveri të formohej sa më shpejt dhe qeveria e re të angazhohej aktivisht në dialog. Natyrisht, këtë e presim edhe nga Serbia. Megjithatë, nuk na takon neve të vendosim se si do të vazhdojë procesi i formimit të qeverisë në Republikën e Kosovës. Ky është një vendim i marrë nga Kosova”, deklaroi i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ndërkaq, ai ka folur edhe për emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për të cilin tha se do t’i vë theks të ri dialogut.

“Me Peter Sorensen, të dërguarin e ri të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kemi një person të ri që do të vazhdojë ta udhëheqë këtë proces në emër të BE-së. Bisedat e para që kishim lanë një përshtypje shumë të mirë për të si person. Ai sigurisht do t’i vërë një theks të ri dialogut, ndërsa në të njëjtën kohë do të përpiqet që, përmes punës themelore, të arrijë përparim në afrimin e dy vendeve”, u shpreh Sarrazin në këtë intervistë.

Ai tha se në të kaluarën, Gjermania dhe vetë ai, e kanë pasur për detyrë të mbështesnin punën e institucioneve evropiane dhe kryenegociatorit të BE-së. “Ne do të punojmë ngushtë së bashku në javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo sigurisht do të vlejë për qeverinë e re gjermane. Sepse Gjermania mbështet qasjen evropiane ndaj dialogut dhe njerëzit që e udhëheqin atë”.

“Shpresoj se tani puna thelbësore për zgjidhjet do të fillojë përsëri. Është koha për të punuar shumë për të gjetur zgjidhje konkrete. Unë besoj se zoti Sorensen është personi i duhur për këtë detyrë”, theksoi Sarrazin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI