Flash

Epopeja e UÇK-së/ Osmani: Familja Jashari, monument i sakrificës

Lapsi.al 5 March 2025
Epopeja e UÇK-së/ Osmani: Familja Jashari, monument i

Ditën e sotme është mbajtur rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për shënimin e 27 vjetorit të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në kuadër të kësaj ngjarjeje të shënuar, Presidentja e Kosovës, Osmani ka deklaruar se muaji mars është një kujtesë e përhershme e heroizmit dhe vendosmërisë së popullit për liri.

Osmani në fjalimin para ushtarakëve në Kazermën “Adem Jashari” tha se Familja Jashari mbetet themeli ku u ngrit liria e Kosovës dhe monument i gjallë i sacrifices dhe heroizmit të pashoq. Ajo shtoi se në historinë e njerëzimit rrallëherë ndodh të flijohet një familje e tërë për idealin e lirisë.

“Marsi në Kosovë nuk është thjeshtë një muaj kalendari në Kosovë, por një kujtesë e përhershme e sacrifices, heroizmit dhe vendosmërisë për liri. Në këtë muaj, kujtojmë epopenë e lavdishme të UÇK-së, kujtojmë martirët e rënë në masakra dhe nderojmë heronjtë që dhanë gjithçka për Kosovën e lire. Jemi mbledhur në kazermën “Adem Jashari”, ku ruhet trashëgimia e Adem Jasharit nuk është thjeshtë vetëm një kujtim por frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm të ushtrisës onë dhe kombit tone.

Kujtojmë me krenari komandatin legjendar të Adem Jasharit dhe familjen e tij heroike si dhe të gjithë luftetarët që I dolën Zot atdheut duke paguar lirinë me jetën e tyre. Heroi Shaban Jashari, ku e dekorova me “Urdhër Heroi i Kosovës” dhe gjithë familja Jashari u dekurua me urdhërin e Lirisë”, ishin shembulli më i mirë se si duhet vendi dhe liria. Hamza dhe Adem Jashari qëndruan të palëkundur në luftë duke dëshmuar se nuk ka sakrifice më të madhe sesa flijimi për atdheun.

Me 3 ditë e marsit të 1998 në Prekaz ndodhi beteja më heroike të vendit, ku dëshmor u bënë edhe fëmijët, pleq e gra. Sepse Prekazi nuk ishte vetëm fshat, por kështjellë e lirisë dhe fortifikatë e pamposhtur e kombit tonë dhe mbetet i tillë. Familja Jashari është themeli ku u ngrit liria e Kosovës. Një monument i gjallë i sacrifices dhe heroizmit të pashoq. Në historinë e njerëzimit rrallëherë ka ndodhur që një familje e tërë të flijohet për idealin e lirisë, duke u bërë symbol i qëndresës dhe dinjitetit kombëtar dhe motiv për luftetarët e UÇK-së", tha Osmani.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI