Flash

"Vetëvendosje" hedh dyshime: Ka pasur manipulime në votën e diasporës

Lapsi.al 4 March 2025
"Vetëvendosje" hedh dyshime: Ka pasur manipulime në

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale lidhur me procesin e numërimit të votave me postë të sjella nga diaspora.

Ai ngre shqetësime për parregullsi të shumta dhe se shpallja e qindra fletëvotimeve si të pavlefshme, pavarësisht qartësisë së votës së qytetarëve, është vetëm një nga problemet e evidentuara.

Rama thekson një rritje të pazakontë të votave për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në votimin me postë, e cila bie ndesh me rezultatet brenda Kosovës dhe ato nga përfaqësitë diplomatike. Ai ka sjellë rastin që ka ngjallur veçanërisht dyshime, ai i kandidatit të LDK-së, Hysen Çekaj.

“Në Kosovë, ai ka marrë 11,268 vota, ndërsa nga votimi në ambasada vetëm 98. Megjithatë, pas numërimit të votave me postë, ai renditet i treti më i votuar me mbi 12,000 vota" - shkruan Rama. 

May be an image of text that says 'Raporti i votave të LDK dhe Hysen Çekaj en e votimit Me prezence fizike e administruar nga komisioner të partive politike Perqindja e LDK Vota e LDK Në Kosovë Në Ambasada Vota e Hysen Çekaj 17.64% Me Postë 7.30% 149095 1109 30.55% Përqindja e Hysen Çekaj në votën e LDK-së 11268 98 18933 7.56% 12000 8.84% 63.38%'

Përfaqësuesi i "Vetëvendosje" pretendon se një model i përsëritur votimi, i dokumentuar nga vëzhguesit e saj, tregon se një grup i organizuar ka manipuluar procesin.

LVV thekson se sipas këtyre vëzhgimeve, fletëvotimet përmbajnë një strukturë të njëjtë votash për disa kandidatë specifikë të LDK-së, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e tyre.

“Për shembull, në komunën e Skenderajt, numri i votave të LDK-së nga diaspora (497) tejkalon atë të votave të fituara brenda Kosovës (419), një shpërputhje e pazakontë. Po ashtu, ndonëse Çekaj jeton në Shtutgard, aty ka siguruar vetëm 33 vota, ndërsa në ambasadat dhe konsullatat e tjera në Gjermani, shifra është shumë më e ulët” - shkruan Rama.

May be an image of text

Lëvizja Vetëvendosje ka raportuar këto dyshime në polici dhe prokurori, por deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim nga organet e drejtësisë. Sipas kësaj partie, është e domosdoshme një hetim i thelluar për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Vetëvendosje thekson se Kosova duhet të ruajë standardet e saj demokratike, duke siguruar që proceset zgjedhore të jenë të lira dhe të ndershme. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI