Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe rritje temperaturash

Lapsi.al 4 March 2025
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe rritje temperaturash

Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët gjatë gjithë paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet motit në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 38 km/h nga drejtimi kryesisht permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI