Flash

Berisha: Kur i thashë Ramës për mesazhin, nuk kisha parasysh vizën

Lapsi.al 4 March 2025
Berisha: Kur i thashë Ramës për mesazhin, nuk kisha parasysh

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka komentuar edhe deklaratën e tij të pak ditëve me parë në lidhje me kreun e qeverisë Rama, për sinjalet nga SHBA. Berisha shprehet se Rama mori atë që deshi ai, por mesazhi i tij ishte tjetër.

"Mori atë që deshi ai. Por mesazhi im ishte tjetër ai. Kur i thashë a të ka ardhur ndonjë mesazh, nuk kisha parasysh vizën, kisha parasysh Charles McGonigalin. Nuk tha jo, çka do të thotë se një hosten e ka marrë atë. Se ai shkallmim publik i tij nuk ka shkak tjetër. Sigurisht, sa të jetë i padënuar, do të udhëtojë, por unë nëpërmjet Çanit, i kërkova ta pyesë a ke marrë ndonjë mesazh, kisha parasysh rihapjen e dosjes së McGonigalit. Por atë nuk e mohoi. E dinte ai që unë për atë e kisha fjalën. Ai nuk e mohoi," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI