Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Raporti i OKB/ Shqipëria e luksit për turistët, e urisë për shqiptarët

Lapsi.al 3 March 2025
Raporti i OKB/ Shqipëria e luksit për turistët, e urisë

Shqipëria e propagandës për “boom-in turistik” dhe “zhvillimin e vrullshëm” ka një realitet të hidhur: një pjesë e madhe e popullsisë vuan për bukë.

Sipas një raporti të FAO-s, të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe që citohet nga Kapitali.al, Shqipëria është vendi me pasigurinë më të lartë ushqimore në Europë. Statistikat janë tronditëse: në periudhën 2021-2023, plot 32.2% e familjeve shqiptare raportohen me pasiguri të moderuar ushqimore – një përqindje shumë më e lartë se në çdo vend tjetër të rajonit.

Për të kuptuar shkallën e këtij problemi, mjafton të shohim vendet e tjera të Ballkanit. Në Maqedoninë e Veriut, e cila renditet e dyta, kjo shifër është 20.2%. Bosnja dhe Serbia vijnë më pas me 13.3% dhe 13%.

Por situata bëhet edhe më dramatike kur shohim nivelin ekstrem të varfërisë. FAO raporton se 8.2% e popullsisë shqiptare përballet me pasiguri të rëndë ushqimore – një shifër që në vendet e tjera të rajonit nuk e kalon kufirin e 4%.

Pra, ndërkohë që qeveria promovon rritje ekonomike dhe turizmin si një sukses të jashtëzakonshëm, një e treta e shqiptarëve nuk janë të sigurt nëse do të kenë ushqim në tryezë. Kjo është panorama e vërtetë e “Shqipërisë së zhvillimit”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI