Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

"Doli Noizi. E kemi zgjidhur me shtet"/ Përgjimet që fundosën shefat e policisë

Lapsi.al 3 March 2025
"Doli Noizi. E kemi zgjidhur me shtet"/ Përgjimet që

Detaje të tjera janë zbardhur nga operacioni i dy ditëve më parë ku u lëshuan 10 urdhërarreste, mes të cilëve ishin edhe 4 punonjës policie, me detyrë "oficerë krimesh". Sipas informacioneve, grupi drejtohej nga Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës dhe Eldian Allushaj, një tjetër trafikant të cilët dyshohen për disa ngjarje kriminale. Mësohet se grupi vepronte në koordinim me Edmond Papën, biznesmenin nga Saranda që u ekzekutua në Tiranë në 2022. Kristo Qirici ka rezultuar në komunikime në Sky Ecc me Shkëlzen Ruskën, ky i fundit shef i policisë në Himarë, i arrestuar. Ruska i kërkoi dhomë në "Sky Hotel" në bregdetin e Sarandës, Qiricit.

Ai i dërgon emrin e tij të plotë Qiricit dhe kështu është bërë i mundur edhe identifikimi i tij. Mësohet se hoteli ndodhet në pronësi të Edmond Papës, dhe Qirici e adreson Ruskën që të lidhet direkt në telefon me vëllanë e tij.

LEXO EDHE: Mbeten në burg shefat e policisë që trafikonin drogë drejt Greqisë

Sipas informacioneve, në komunikime përmendin mjaft emra të punonjësve të Policisë së Shtetit. Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Roskovecit, Erdit Hazizaj, i larguar nga Policia e Shtetit në vitin 2022, del në komunikime në SkyEcc me Kristo Qiricin dhe Shkëlzen Krajën, një tjetër emër i skeduar në trafikun e drogës. Nga bisedat mes tyre, trafikantët thonë se “e kanë të zgjedhur punën me shtet”.

Nga ndihmat e ofruara nga oficerët është edhe ajo e këshillimit që grupi të gjente lidhje pranë SHIK sepse siç shkruan në Sky Ecc një tjetër oficer policie “në 2016 dëmi për drogën kur u kultivua e bëri SHIK sepse dërgonte informacione në polici dhe policia s’kishte çfarë të bënte”.

Shefi i policisë Elvis Dervishi që është identifikuar si përdorues i Sky flet me Qiricin dhe në biseda ata komunikojnë për të ndërhyrë që oficeri të ngrihet në detyrë. Ndërsa ish-shefi i Sarandës Eljon Alushaj komunikon po në Sky në datën 17 shtator 2020, ditë në të cilën forcat Shqiponja ndalojnë Xhino Nebin.

“Kanë kapur Xhin le ta mbajë ai i vogli 15 vjeç e ta nxjerrin Xhin, i thamë nxirre. Kishin bërë postbllok nëntë veta të Shqiponjave tek Spitali”. Më pas i njëjti oficer i shkruan duke e njoftuar “Doli Nojzi”. /dosja.al

Të këshilluara

Aksident i frikshëm në Librazhd

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd. Një automjet tip Benz me targë AA...

17:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI