Flash

Mbyllet numërimi në qarkun e Shkodrës, kush janë kandidatët më të votuar

Lapsi.al 2 March 2025
Mbyllet numërimi në qarkun e Shkodrës, kush janë

Në qarkun e Shkodrës ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret e Partisë Demokratike. Ish-kryebashkiaku Bardh Spahia ka siguruar 380 vota, numrin më i madh i votave në bashkine e Shkodrës.

Spahia ndiqet nga Ndoc Ashta me 228 vota dhe Arben Lushaj me 219 vota Më pas vijojnë emrat e Kol Livadhit, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.

Ndërkohë, në Bashkinë Malësinë e Madhe më i votuari është deputeti Ramadan Likaj, ndërsa në Vau i Dejës Gentian Ndoj.

Në qarkun e Shkodrës kanë marrë pjesë në votimin për primaret, 4 451 anëtarë të Partisë Demokratike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI