Flash

Vijojnë protestat në Serbi, 15 minuta në heshtje në kujtim të viktimave të Novi Sad

Lapsi.al 1 March 2025
Vijojnë protestat në Serbi, 15 minuta në heshtje në kujtim

Mijëra njerëz qëndruan në heshtje për 15 minuta në qytetin e Nishit të shtunën, për të përkujtuar ata që humbën jetën në incidentin në stacionin hekurudhor. Heshtja u vu re gjatë në një protestë të udhëhequr nga studentët, e cila është shndërruar në kërcënimin më të madh deri tani për kontrollin e presidentit serb mbi pushtetin.

Në katër muajt që nga tragjedia ku humbën jetën 15 persona kur një çati u shemb në një stacion treni të rinovuar në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë, demonstratat masive kanë vijuar. Shumë serbë e kanë lidhur tragjedinë me korrupsionin dhe me dekadën e presidentit Aleksandar Vuçiç në pushtet. Mësues, fermerë dhe punëtorë të tjerë janë bashkuar në protestat që filluan me një bllokim të klasave në universitetet shtetërore në dhjetor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI