Flash

Mbyllet votimi për primaret e PD në të gjitha qarqet, votuan rreth 41 mijë demokratë

Lapsi.al 1 March 2025
Mbyllet votimi për primaret e PD në të gjitha qarqet, votuan

Procesi i votimit për primaret në Partinë Demokratike në 12 qarqet e vendit është mbyllur.  Votimi u hap në orën 08:00 dhe në shumicën e degëve të kësaj partie në vend u mbyll në orën 18:00, teksa vijoi ende në disa degë ku kishte anëtarë që prisnin.

Në Tiranë, kutitë e votimit pritet të grumbullohen në selinë e PD-së ku do të bëhet numërimi. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike, njofton se deri në orën 16:00 votuan 41,666 anëtarë në të gjithë vendin. Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Tiranë me 10,779 votues, ndjekur nga Fieri me 4,240 dhe Korça me 3,738 votues.

Me publikimin e rezultateve finale, do përcaktohet edhe pragu i votave për secilin kandidat për të ardhur në Kryesinë e PD. Më pas, do të jetë Kryesia e PD ajo e cila do të bëj renditjen e tyre që do jenë në listën e mbyllur dhe në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI