Flash

Mbante armë dhe municion në banesë, arrestohet një burrë në Këlcyrë

Lapsi.al 1 March 2025
Mbante armë dhe municion në banesë, arrestohet një

Një 52-vjeçar është vënë në pranga në Këlcyrë, pasi mbante në banesën e tij një kallashnikov dhe municion luftarak.

Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. L., në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi K. L., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Bonusi i fushatës, Rama njofton pensionistët

Kryeministri Edi Rama njoftoi me anë të një postimi në rrjetet sociale se që nga e hëna do të nisë shpërndarja e ‘Bonusit të Pranvës’ për pensionistët brenda dh...

10:17

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësiras...

09:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI