Flash

Kërkoi 4 mijë euro ryshfet, GJKKO cakton “arrest shtëpie” ndaj avokatit

Lapsi.al 1 March 2025
Kërkoi 4 mijë euro ryshfet, GJKKO cakton “arrest

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme, ka lëshuar dy masa sigurie për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në sistemin e drejtësisë” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

“Arrest në shtëpi” është caktuar për avokatin Bardhi Koçi ndërsa masë sigurie “Detyrim për t'u paraqitur” është caktuar për një grua, e cila ishte në konflikt me ligjin kur është kryer vepra penale.

Mësohet se pas caktimit te masës së sigurisë janë ushtruar dhe tre kontrolle në banesa të ndryshme.

Raportohet se kontrollet janë kryer në banesën e një oficeri të policisë gjyqësore, si dhe tek shtëpia dhe zyra e një eksperti.

Sipas SPAK, Koçi i ka kërkuar një personi një vlerë parash prej 4 mijë euro, kundrejt një leje ndërtimi, duke i thënë se do të ndërmjetësonte që personi në fjalë të përfitonte truallin e ndërtimit.

Prokuroria e Posaçme sqaroi se Bardhi Koçi me profesion avokat ka kërkuar nga shtetasja P.M. shumën prej 4000  eurosh dhe ka marrë prej saj në formën e përfitimit të parregullt shumën paraprake prej 1000 eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.

Ndërsa ndaj gruas P.M, SPAK ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore” si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Bardh Koçi është emër i njohur për policinë, pasi ai është arrestuar edhe në vitet 2013 e 2015.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI