Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

"Hakmarrjen e ekstremit të majtë"/Berisha: Donin me çdo kusht një Shqipëri pa opozitë

Lapsi.al 1 March 2025
"Hakmarrjen e ekstremit të majtë"/Berisha: Donin me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është duke zhvilluar një takim virtual me përfaqësues të diasporës shqiptare në 62 qytete të botës. Gjatë këtij komunikimi virtual, Berisha tha se vendi po përballet me një eksod masiv, ku mbi 1 milion shqiptarë janë larguar vetëm në dhjetë vitet e fundit. Sipas tij, ky trend e çon Shqipërinë drejt reduktimit demografik dhe e rrezikon ekzistencën e saj si komb.

Kryedemokrati theksoi se Partia Demokratike u përball me një hakmarrje nga ekstremi i djathtë. Sipas tij kjo hakmarrje kishte për synim të shpërbënte opozitën dhe ta linte vendin pa alternativë zgjedhjeje.

"Në fakt, në rast se marrim parasysh kaluarin që iu imponua PD-së, përpjekjet për ta zhdukur këtë forcë politike në një hakmarrje të verbër, dhe unë iu them ju se ajo që ndodhi me PD-në ishte verbëria e ekstremit të majtë shqiptar dhe ndërkombëtar, të cilët donin me çdo kusht një Shqipëri pa opozitë të vërtetë.

Por ata dështuan sepse edhe në kohërat më të vështira, më kritike, demokratët qëndruan me besimin tek e vërteta.

Pavarësisht se kishin përballë makinerinë politike më gjigante siç ishte administrata e Joe Biden, e kontrolluar nga George Soros jashtë imagjinatës dhe qeverinë e drogës dhe krimit të Edi Ramës.

Tani ne jemi në prag të fitores.

Kurrë ndonjëherë më afër nuk ka qenë fitorja dhe nuk ka qenë si sot në duart tuaja.

Ndaj të bëjmë çdo gjë që më 11 maj çdo shqiptar jashtë vendit të votojë.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI