Flash

Berisha premton: S'do të ketë rrugë me pagesë në Shqipëri, do ulet dhe çmimi i naftës

Lapsi.al 1 March 2025
Berisha premton: S'do të ketë rrugë me pagesë në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim virtual me diasporën shqiptare ku foli ndër të tjera edhe për disa çështje të ekonomisë së vendit. Berisha premtoi se nëse ai zgjidhet kryeministër i Shqipërisë në 11 maj ai do të heqë të gjitha taksat e rrugëve. Gjithashtu kryedemokrati shtoi se do të ulet edhe çmimin e naftës.

"Ju garantoj se nuk do të gjeni taksa rrugësh, as në Kalimash e as në ndonjë zonë tjetër. Pse unë jam kundër taksave të rrugës, vetëm një shpjegim. Sepse shqiptarët sot të dashur miq, udhëtojnë me koston më të lartë në Europë për shkak të çmimit të naftës dhe taksave të rrugëve. Do të hiqen.

Ata paguajnë një taksë, e cila do të ulet shumë, me të cilën duhet të mirëmbahen rrugët. Por ajo taksë nuk përdoret për mirëmbajtje, por për qëllime krejt të tjera. Sikundër rruga e Arbrit pa diskutim që do të përfundojë dhe nuk do të ketë asnjë pagesë. Ne e nisëm dhe ne do e përfundojmë."

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI