Flash

Vrasja e palestinezes/ Burri u largua qetësisht nga banesa

Lapsi.al 28 February 2025
Vrasja e palestinezes/ Burri u largua qetësisht nga banesa

Në foton lart është çifti palestinez Fadi Alwan dhe Rayyan Alwan, me shtetësi gjermane dhe me banim në Mynih. Ata kishin ardhur në Shqipëri si turistë dhe kjo ishte hera e parë që vizitonin Shqipërinë. Gruaja u gjet e vdekur një ditë më parë, ndërsa grupi hetimor ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim pasi ka analizuar të gjitha veprimet e autorit.

Ai ka dalë shumë i qetë nga banesa pasi ka kryer krimin.

Burime nga policia thonë se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, del që pas vrasjes ka pastruar ambientin. Ai ka marrë gjërat dhe i ka hedhur në koshat e plehrave.

Nga pamjet del se 49-vjeçari i ka hedhur në kosha të ndryshëm për të vështirësuar punën e policisë.

Policia e Tiranës po bënë gati letërporosinë për autoritetet greke për të kërkuar informacion në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares Rayyan Alwan.

49-vjeçari Fadi Alwan është shpallur në kërkim ndërkombëtar për rastin dhe autoritetet greke pritet të njoftojnë policinë tonë nëse figuron në Greqi, apo ka lëvizur në vend tjetër.

Pronari i banesës me qira, tha se të dy flisnin gjuhë të huaj, gjermanisht dhe në disa raste edhe arabisht.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI