Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Vrasja e 24-vjeçares palestineze në Tiranë/ Autori i dyshuar u largua drejt Greqisë

Lapsi.al 28 February 2025
Vrasja e 24-vjeçares palestineze në Tiranë/ Autori i dyshuar u

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares palestineze, Ryyan Alwan në Tiranë. Trupi i pajetë i palestinezes u gjet ditën e djeshme në një banesë të marrë me qira në rrugën e Kavajës ndërsa autori i dyshuar është partneri i saj 49-vjeçari, Fadi Alwan.

Çifti palestinez mësohet se jetonin në Gjermani. Në vendin tonë ata kanë mbërritur më 19 shkurt ku kanë udhëtuar nga Gjermania në Rinas. Më tej bëhet me dije se te kontrolli i pasaportës në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Pas daljes nga aeroporti ata kanë rezervuar një taksi e cila i ka transportuar tek banesa ku ndodhi vrasja.

Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49-vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë. Grupi hetimor ka dyshime që krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt. Dyshohet se 49-vjeçari fillimisht e ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas e ka vrarë me thikë.

Të këshilluara

Spiro Bardhi dhe Bofill skuqin Dhërmiun

Red Sol Resort, një kompleks i gjithi i kuq është resorti më i ri që po ndërtohet në bregdetin e Dhërmiut.  I projektuar nga studioja spanjolle Bofill, kompleks...

10:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI