Flash

SPAK sekuestron vilën e vëllezërve Çopja në Elbasan

Lapsi.al 28 February 2025
SPAK sekuestron vilën e vëllezërve Çopja në Elbasan

Dy vëllezërve Çopja u janë sekuestruar një sërë pasurish nga SPAK, që dyshohet se janë krijuar me paratë e fituara nga trafiku i drogës. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi së fundmi se ka sekuestruar një vilë ndaj vëllezërve Çopja në lagjen 5 Maji.

Njoftimi i plotë më poshtë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes njoftimeve të datave, 01.08.2024, 21.01.2025 dhe 20.02.2025 informoi mbi procedimin e një organizate kriminale kriminale me bazë në qytetin e Elbasanit, e cila drejtohej nga vëllezërit F. G. (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.) si dhe sekuestrimet e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme që dyshohet se janë produkt i veprës penale.

Prokuroria e Posaçme ka vijuar kryerjen e hetimeve për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe te paluajtshme që dyshohet se kanë origjinë kriminale. Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore është bërë e mundur evidentimi i një pasurie të paluajtshme me vlerë të konsiderueshme.

Më datë 23.02.2025, në zbatim të vendimit nr. 117, datë 15.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është vendosur sekuestro preventive ndaj pasurisë së paluajtshme në adresën; Lagjia “5 Maji”, Elbasan, e cila është njësi banimi në pronësi dhe përdorim të familjes së vëllezërve F.G. (alias F. Ç) dhe H.B. (alias H. Ç), këta të fundit persona nën hetim sipas procedimit penal nr.75, viti 2022, si të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale kundër jetës dhe pronës, si dhe të pastrimit të produkti të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale, në kuadër të organizatës kriminale.

https://lapsi.al/2024/10/11/dalin-pergjimet-e-talo-celes-me-vellezerit-copja-nga-shtepia-ku-fshihej-ne-tirane/

Njësia e banimit, objekt i sekuestrimit ishte një vilë private, me 2 (dy) kate banimi, një tarracë e hapur mbi katin e dytë të banimit, një kat nëntokë, i përshtatur për palestër dhe i pajisur me vegla palestre, një oborr dhe lulishte në pjesën e përparme të godinës së banimit, verandë dhe lulishte në pjesën e pasme të godinës së banimit, si dhe një garazh i hapur nëpërmjet të cilit kalohej në një ndërtesë 1-katëshe, e përshtatur dhe e mobiluar me pajisje zyre.

Kati i parë i banimit përbëhej nga një garazh i mbyllur, një dhomë pritjeje, një kuzhinë, si dhe një dhomë gjumi – ambiente plotësisht të mobiluara.

Kati i dytë i banimit, përbëhej nga dy dhoma gjumi, secila me garderobë të veçuar dhe këto hapësira plotësisht të mobiluara.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI