Flash

Sherri Trump – Zelensky, reagojnë liderët e BE-së

Lapsi.al 28 February 2025
Sherri Trump – Zelensky, reagojnë liderët e BE-së

Udhëheqësit evropianë kanë reaguar menjëherë pas sherrit Donald Trump – Volodimir Zelensky në Shtëpinë e bardhë.

Në një postim në X, kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk iu drejtua Zelenskit me fjalët: "Të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm".

I pyetur për konfrontimin gjatë qëndrimit në Portugali, presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave franceze se “Rusia është agresori dhe populli ukrainas është ai që po sulmohet”.

Ai shtoi se vendet evropiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën 3 vjet më parë dhe sanksionuan Rusinë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Ai tha se se është e rëndësishme të "respektohen" ata që kanë luftuar që nga fillimi për dinjitetin e tyre, të drejtat dhe sigurinë e Evropës.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre ofroi mbështetjen e tij për Zelenskyy dhe Ukrainën duke u shprehur: “Ne qëndrojmë pranë Ukrainës në luftën e saj të drejtë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson deklaroi: “Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për të gjithë Evropën. Slava Ukraina!”

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda shkroi në rrjetet sociale: “Ukrainë, nuk do të ecësh kurrë vetëm”.

Ministri i jashtëm irlandez Simon Harris shkroi: “Ukraina nuk është fajtore për këtë luftë të shkaktuar nga pushtimi i paligjshëm i Rusisë. Ne qëndrojmë me Ukrainën”.

Mbështetje për Ukrainën shprehu edhe kryeministri i Spanjës, Pedo Sanchez. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Akuza dhe tension në takimin Trump-Zelenski

Sipas gazetarëve brenda Zyrës Ovale në Shtëpinë e Bardhë, mësohet se ka disa shkëmbime të tensionuara bisedash mes presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, Zëven...

18:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI