Flash

Sherri Trump - Zelensky/ Berisha: Presidenti ukrainas gaboi

Lapsi.al 28 February 2025
Sherri Trump - Zelensky/ Berisha: Presidenti ukrainas gaboi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë disa opinione lidhur me skenat që u prodhuan në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance qortuan ashpër Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky.

Berisha lavdëroi Trump dhe e quajti rikthimin e tij si ngjarjen më të madhe që pas rënies së perdes së hekurt, ndërkohë që paralajmëroi edhe Evropën se Amerika mund t'i thotë "goodbye", pra mirupafshim!

Berisha tha se me Amerikën nuk mund të fitohet dhe Zelensky gaboi në takimin e tij me homologun amerikan.

"Rikthimi i Trump përbën ndryshimin më të madh në botë pas rënies së perdes së hekurt. Çdo 25-30 vite, bota gjendet para ndryshimeve që shumë pak kush i parashikon. Trump i deklaroi kombit amerikan dhe botës që armiku numër një i Shteteve të bashkuara është armiku i brendshëm. Ai bëri deklaratën më kurajoze të jetës së tij.

Ai u tha që ju duhet të çliroheni nga këta armiq që po vendosin censurë dhe diktaturë, që po e shndërrojnë drejtësinë në armë politike. Ata armiq politizuan në ekstrem edhe institucione që duhej të qëndronin jashtë politizimit. Amerika kishte pësuar një transformim, një penetrim të ekstremit të majtë.

Nuk fiton me Amerikën. Unë ushqej ndjenjat më të thella për luftën e Ukrainës, por roli i Amerikës në Europë në vlerësimin tim është jetik. Nëse Amerika nuk do të qe e pranishme në NATO, se ku do të ishin tanket ruse në Europë nuk e di. Rusia ka ambicie nga Balltiku te Adriatiku. Qenia e SHBA në Europë është për sigurinë e Europës", - tha ndër të tjera Berisha në Zonë e Lirë. /Marrë nga TPZ

Të këshilluara

Akuza dhe tension në takimin Trump-Zelenski

Sipas gazetarëve brenda Zyrës Ovale në Shtëpinë e Bardhë, mësohet se ka disa shkëmbime të tensionuara bisedash mes presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, Zëven...

18:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI