Flash

PAMJET/ Zelensky largohet i inatosur nga Shtëpia e Bardhë

Lapsi.al 28 February 2025
PAMJET/ Zelensky largohet i inatosur nga Shtëpia e Bardhë

Janë publikuar pamjet e momentit kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ai duket që del me nxitim dhe hipën në makinën e tij. Më herët ai pati një debat të ashpër me Presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance në Zyrën Ovale.

Pas debatit u anulua konferenca e përbashkët për shtyp të liderëve. Trump ia drejtua Zelenskyt me fjalët "kthehuni kur të jeni gati për paqe". 

Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, edhe marrëveshja e propozuar nga SHBA për mineralet e rralla midis SHBA dhe Ukrainës nuk u nënshkrua. Më herët, Trump tha se dy presidentët do ta nënshkruanin atë gjatë konferencës së tyre të përbashkët për shtyp, e cila që atëherë është anuluar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Akuza dhe tension në takimin Trump-Zelenski

Sipas gazetarëve brenda Zyrës Ovale në Shtëpinë e Bardhë, mësohet se ka disa shkëmbime të tensionuara bisedash mes presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, Zëven...

18:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI