Flash

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Ekzekutimi i të riut në Shkodër, policia shoqëron 20 persona

Lapsi.al 28 February 2025
Ekzekutimi i të riut në Shkodër, policia shoqëron 20 persona

Policia e Shkodrës ka shoqëruar rreth 20 persona në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, e cila ndodhi dje në fshatin Guci e Re. Të shoqëruarit janë komshinj të 20-vjeçarit. Ata janë marrë në pyetje nëse mund të kenë dijeni për viktimën ose për ndonjë detaj që mund të çojë policinë në gjurmët e autorit.

Deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes. Familjarët e të riut kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti. Preka është qëlluar me 6 plumba me armë zjarri pistoletë në trupin e tij. Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës.

Efektivët dyshojnë se 20 vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij ku u gjet trupi i pajetë. Xhaxhai i 20 vjeçarit, Nikollë Preka ishte personi që gjeti trupin e pajetë të nipit të tij. Mësohet se viktima jetonte i vetëm në shtëpi ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër. Pasi e kanë telefonuar disa herë për të ngrënë dreken, i riu nuk i është përgjigjur dhe xhaxhai i tij ka shkuar tek banesa duke menduar se mos ishte në gjumë por e gjeti të pajetë në oborr.

Komshinjtë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë armë detaj i cili ngre dyshime se gjatë vrasjes është përdorur një pistoletë me silenciator. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI