Flash

E quajti "diktator", Trump pret Zelenskyn

Lapsi.al 28 February 2025
E quajti "diktator", Trump pret Zelenskyn

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pritur homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, me të cilin pritet të diskutojë – dhe potencialisht të nënshkruajë – një marrëveshje që u jep qasje Shteteve të Bashkuara në minerale të rralla ukrainase.

Ata janë fotografuar duke shtrënguar duart, në takimin e tyre të parë prej kur Trump ka nisur mandatin presidencial.

Ky takim i nivelit të lartë do të vëzhgohet nga afër, për të kuptuar nëse Shtetet e Bashkuara do të zotohen për më shumë ndihmë për Kievin, apo të premtojnë ndonjë garanci të sigurisë.

Takimi zhvillohet më pak se 10 ditë pasi Trump e ka quajtur Zelenskyn diktator dhe ka sugjeruar gabimisht se Ukraina e ka nisur konfliktin, që tashmë ka hyrë në vitin e katërt.

Megjithatë, dy liderët janë zmbrapsur nga lufta e fjalëve, teksa janë përgatitur për t’u takuar ballë për ballë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI