Flash

Dalin detaje të reja/ Trump e përzuri Zelensky nga Shtëpia e Bardhë pas sherrit

Lapsi.al 28 February 2025
Dalin detaje të reja/ Trump e përzuri Zelensky nga Shtëpia e

Detaje të reja janë publikuar nga takimi që u mbajt këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrianas Volodymyr Zelensky. Pak më herët u raportua se si pasojë e përplasjeve mes palëve Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë me nxitim, por mediat e huaja shkruajnë se ka qënë presidenti Trump ai i cili i ka kërkuar palës ukrainase të largohet menjëherë.

CNN shkruan se pas tensioneve mes palëve, Trump u mblodh me këshilltarët e tij kryesorë brenda Zyrës Ovale, dhe pasi u konsultua me Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe këshilltarët e tjerë të tij kryesorë, Trump vendosi që Zelensky "nuk ishte në një vend për të negociuar".

Thuhet se Trump ka udhëzuar Rubion dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të jepnin mesazhin se ishte koha që Zelensky të largohej.

Bëhet me dije se ukrainasit ndodheshin në një dhomë të veçantë, teksa Trump konsultohej me këshilltarët e tij dhe u është kërkuar që të largohen menjëherë. Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se ukrainasit protestuan dhe donin të vazhdonin bisedimet, por Trump nuk i ka lejuar. Pas kësaj presidenti Zelensky është larguar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë.

Të këshilluara

Akuza dhe tension në takimin Trump-Zelenski

Sipas gazetarëve brenda Zyrës Ovale në Shtëpinë e Bardhë, mësohet se ka disa shkëmbime të tensionuara bisedash mes presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, Zëven...

18:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI