Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Berisha: Rama mund të thirret nga dita në ditë për krimet që ka kryer

Lapsi.al 28 February 2025
Berisha: Rama mund të thirret nga dita në ditë për krimet

Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se Partia Socialiste është në kaos dhe panik. Berisha tha se mesazhet e ardhura nga Kongresi i SHBA-së ishin të qarta, se në Shqipëri ka korrupsion qeveritar.

Më tej, ai u shpreh se presidenti Donald Trump i dha goditjen e radhës kryeministrit Edi Rama me shpalljen e kartelit të Sinaloas si organizatë terroriste. Berisha tha se prokurorët amerikanë do të vijnë në Tiranë për të hetuar keqpërdorimin e fondeve të USAID, dhe shtoi se Rama mund të thirret nga dita në ditë për krimet që ka kryer.

"Të dashur miq, krahu tjetër është në kaos, në panik, në shthurje, në tmerr. Mesazhe të kristalta erdhën nga Kongresi i SHBA.

Shqipëria, korrupsion, korrupsion dhe vetëm korrupsion qeveritar. Paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar nga gratë dhe lidhjet e tjera familjare të elitës së korruptuar të ekstremit të majtë shqiptar.

Edvin Sinaloa mori së fundmi një goditje fatale të pashpresë. Edvin Sinaloa, me deklarimin që i bëri presidenti Trump Sinaloas si organizatë terroriste, është tashmë në rreth të kuq si bashkëpunëtor kryesor i organizatave terroriste Atij nuk i pushojnë lajmet e këqija që i vijnë për bëmat dhe gjëmat e tij. Pra, në një anë, në Kongresin amerikan denoncohet se ish-gruaja dhe të tjerë kanë përfituar 10 milionë...

A e dini ju që unë i kam denoncuar këto me datën 28 korrik 2021? E kam denoncuar atë si marrëveshje korruptive. Kam denoncuar edhe ambasadoren Yuri Kim si kumbarë të kësaj marrëveshje korruptive. Edhe shqip, edhe anglisht e kam publikuar atë status. Tani, këto shkuan në Kongresin e SHBA. Nuk flasin një fjalë për këto, as Edvini, as Çuçi. Prokurorët amerikanë do vijnë edhe në Tiranë. Ata nuk mund t’i kontrollojë Rama më. E vërteta është që nga dita në ditë, ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer. Ndaj nuk e zë vendi vend.", tha Berisha.

Të këshilluara

Spiro Bardhi dhe Bofill skuqin Dhërmiun

Red Sol Resort, një kompleks i gjithi i kuq është resorti më i ri që po ndërtohet në bregdetin e Dhërmiut.  I projektuar nga studioja spanjolle Bofill, kompleks...

10:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI