Flash

"SPAK, kafe dhe telefona të harruar" – Komedia strategjike e Gazmend Pajës

Lapsi.al 27 February 2025
"SPAK, kafe dhe telefona të harruar" – Komedia strategjike

Gazmend Paja, aktori që të dielave na bën të qeshim nga skena e Portokallisë, ndërsa çdo ditë të javës na bën të qeshim nga lista e investitorëve strategjikë, u shfaq në ambientet e SPAK mëngjesin e kësaj të enjteje. Një vizitë e shkurtër, por mjaftueshëm e gjatë për të ndezur fantazitë e gazetarëve dhe të opinionit publik.

Në dalje, gazetarët e thumbuan me pyetjen: “Hera e dytë në SPAK — ishit si aktor apo si investitor strategjik?”

Dhe përgjigja erdhi si batutë mjeshtërore e humorit absurd shqiptar: “Jo, ishim ulur me prokurorin në një kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solla të tijin dhe mora timin. Nuk e ja di emrin (prokurorit) ishte rastësi.”

Duket se në logjikën e aktorit të njohur, drejtësia në Shqipëri funksionon si lokali i lagjes ku njerëzit shkëmbejnë telefonat padashje dhe më pas takohen në SPAK për t’i kthyer. Të tjerë para tij, kanë pasur të njëjtat ide, por më pas janë penduar.

Megjithatë, në këtë vend, ku aktorët e humorit dhe investitorët strategjikë janë bërë njësh, dallimet do të mbeten gjithmonë. Njëri të bën të qeshësh me batutat në skenë, tjetri të bën të qeshësh me realitetin. Ndërsa SPAK-u u mban celularët. Ndoshta për të shkruar skenarin e radhës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI