Flash

Putin paralajmëron Evropën kundër sabotimit të riafrimit SHBA-Rusi

Lapsi.al 27 February 2025
Putin paralajmëron Evropën kundër sabotimit të riafrimit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të enjten “elitat perëndimore” kundër sabotimit të një riafrimi potencial mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë se Moska do t’i angazhonte diplomatët dhe shërbimet e inteligjencës për t'i penguar tentimet e tilla.

Duke folur para Shërbimit rus të Sigurisë (FSB), pasardhësit të KGB-së sovjetike – dikur agjenci e drejtuar nga Putin – presidenti rus ka thënë se është i kënaqur me përparimin që po bëhet për rindërtimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, ndonëse është shumë herët.

“E theksoj që kontaktet e para me administratën e re amerikane sinjalizojnë një lloj shprese. Ka disponim reciprok që të punojmë për t’i përmirësuar lidhjet mes dy qeverive dhe që gradualisht të zgjidhin numrin e madh të problemeve strategjike që janë krijuar në arkitekturën e sigurisë në botë”, ka thënë Putin.

Ai ka folur me tone pozitive edhe për faktin që “partnerët aktualë” të Rusisë kanë demonstruar atë që ai e ka përshkruar si pragmatizëm dhe realizëm, dhe se janë duke braktisur ‘klishetë ideologjike” të paraardhësve të tyre, që sipas tij, kanë shkaktuar krizë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Mirëpo, Putin ka thënë se është e qartë se jo të gjitha shtetet janë për përmirësim të marrëdhënieve në mes të dy fuqive më të mëdha bërthamore.

“E kuptojmë se jo të gjithë janë të lumtur me rikthimin e kontakteve ruso-amerikane. Disa elita perëndimore janë ende të vendosura që të ruajnë jostabilitetin në botë, dhe këto forca do të tentojnë të prishin dialogun që ka nisur”, ka thënë Putin.

Ai nuk e ka përmendur ndonjë vend me emër, mirëpo komentet e tij duken se ishin referencë për Bashkimin Evropian dhe Britaninë, të cilat kanë thënë se janë të shqetësuara për mundësinë që Rusia dhe SHBA-ja t’i japin fund luftës në Ukrainë, pa e pasur Kievin dhe BE-në në tavolinën negociuese, dhe që Uashingtoni do të mund të jetë i butë ndaj Moskës./ REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI